Enxhi Nasufi, fituesja e Dancing i ka dhënë fund zërave duke konfirmuar se i është besuar, moderimi i Fan Club Big Brother VIP 3. Enxhi ka treguar se është shumë mirënjohëse për mundësinë që i është ofruar dhe do të përpiqet ta trajtojë me shumë seriozitet.
“Po, po moj Bieta, po. Pranoj të martohem me moderimin e Big Brother VIP Fan Club. Është diçka që e kam me shumë qejf dhe kur e manifeston në kokë bëhet. Tani më do të ketë punë nuk do të fle. Unë jam shumë mirënjohëse për gjërat që më vijnë dhe do të përpiqem ta trajtoj këtë me dinjitet dhe seriozitet. Ti e di shumë mirë që unë televizionin e kam një dashuri shumë të madhe dhe duke qenë se jam rritur me këtë gjënë, e bëjë me shumë qejf”, u shpreh Enxhi në Ftesë në 5.
Kujtojmë se BBVIP 3 nis nesër sezonin e tretë, ndërsa dy optimistët janë konfirmuar: Ori Nebiaj dhe Arbër Hajdari./hej.al