Në ekranin e Vizion Plus, së shpejti vjen një format i ri i tipit reality show. Të paktën këtë mund të aludojmë nga spoti i cili ka filluar të transmetohet në Vizion Plus. Nga 23 Dhjetori 2023.
Edhe ky reality do të vijë në Shqiperi falë përkushtimit të producentes Holta Dulaku, e cila më në fund do bejë të mundur realizimin e Fermës edhe në versionin shqiptar. Holta Dulaku është një ndër producentet më të suksesshme në Shqipëri, e cila ka sjellë në ekran superproduksionet “Dancing With The Stars” dhe “Tu si que Vales”.
Kjo nuk është hera e parë që shkruajmë për këtë format. Vizion Plus ka qenë i pari që është interesuar, por më vonë edhe TV Klan pati lajmëruar prodhimin e këtij reality.
I bazuar në formatin televiziv suedez të quajtur Farmen i krijuar në vitin 2001 nga Strix, u shit në 40 shtete. Për herë të pare ky show u trasmetua në Suedi në kanalin TV4 në vitin 2001.
Formati:
Rregullorja parashikon që një grup me persona të famshem VIP, do lënë jetën e tyre me komoditetet dhe luksin e përditshëm për tu zhvendosur për 3 muaj në një fermë ku ka vetem kafshë dhe vegla për të punuar tokën dhe për të bërë punët e fermës. Çdo javë ka nominime dhe konkurrentët eliminohen nëpërmjet televotimit nga publiku. Në finale tre ose katër konkurrentët e mbetur do të konkurrojnë për çmimin e madh një shume parash te paracaktuar nga produksioni. Çdo javë ka prova që prekin jetën e përditshme në një fermë, ose të paktën atë që imagjinata kolektive beson të tillë. Nëse konkurrentët fitojnë provën javore, do të kenë ushqim si shpërblim ose imunitet nga nominimet.
Sipas burimeve ne Vizion Plus, edhe në Shqiperi formati televiziv do të ketë një cast me konkurrentë VIP, ndryshe nga sa ishte folur më parë, personazhe të cilët do lënë jetën e tyre të përditëshme për t’ju përkushtuar për javë të tëra jetës së paprovuar në një fermë ku asgjë nuk do të jetë si më parë. Për momentin nuk kemi detaje të tjera, si emrin e prezantuesit dhe të derguarit në Fermë, por në IMA do të keni mundesinë ti mësojmë gradualisht.
The Farm – Ferma do të transmetohet non stop në vëzhgimin e telekamerave në një kanal me pagesë në platformën Tring. A do ja dalin konkurrentët vip shqiptarë të ndryshojne rrënjesisht stilin e jetesës brenda një ferme me punë të renda dhe në sherbim të kafshëve e shpendëve që do jenë aty brënda? Këto e shumë të tjera do i zbulojmë së shpejti në reality show më të ri në Vizion Plus. /hej.al