Moti i keq dhe temperaturta nën zero bëjnë që shumë njerëz të preken nga gripi. Por duke qenë shumë moti i acart gripi gjatë këtyre ditëve mund të shoqërohet edhe me kollë për disa ditë me rradhë. Prandaj për t’u mbrojtur nga këto viroza Hej.al ju sugjeron të ndiqni këto 5 këshilla që do ju tregojmë më poshtë.
Më e rëndësishmja mbi të gjitha është që të ruani pastërtinë, sepse gjithçka nga aty nis.
1- Lani shpesh herë duart gjatë ditës sepse bakteret mund të përcjellin në organizëm mikrobet, nëse me duart e palara prekim sytë dhe gojën.
2-Flini rreth 7-9 orë në ditë sepse kështu do e përballoni më mirë gripin.
3-Bëni ushtrime gjimnastikore. Tonifikimi i muskujve na ndihmon të luftojmë influencën.
4-Rrisni dozat e zinkut, pasi ky mineral e lufton shumë mirë virusin e gripit. Në të njëjtën kohë evitoni konsumin e yndyrnave dhe sheqerit.
5- Konsumoni hudhra, sepse hudhra ka rezultuar mjaft efikase në luftën kundër virozave të stinës.
Kështu e ndihmoni sistemin imunitar që të luftojë në mënyrë efikase gripin. Nëse dëshironi të shpëtoni sa më parë nga gripi dritare.net ju sugjeron ti zbatoni këto këshilla./hej.al