Sot në mbrëmje nis spektakli i Big Brother VIP Albania 3, një program i cili do mbërthejë para ekranit mijëra persona. Pak orë para ndezjes së dritave të shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në Shqipëri, Sara Hoxha ka postuar një dedikim Ledjon Liços, bashkëshortit të saj, të cilit këtë vit i është besuar prezantimi i këtij formati.
“Suksese sonte @mr.ledionlico
Sonte je fytyra dhe zëri i ekipit të Top Channel. Perfaqëson qindra prej nesh që kemi punuar pafund me orë të tëra për të prodhuar një sezon te jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë të fillosh një sezon të ri me kaq shumë pritshmëri dhe shikueshmeri, por ne jemi krenarë të themi se I dalim ballë sfidës.
Falenderoj gjithashtu të gjithë miqtë e formatit qe u bashkuan edhe këtë vit duke besuar te vizioni jonë por kryesisht I kapitenes anijes @lorihoxha
Top Channel është nje familje e madhe dhe do mbetet gjithmonë e tillë.
Per ta mbyllur I jam shumë mirenjohëse shikueseve besnik të @bigbrotheralb_vip qe e kanë kthyer këtë program në atë që është sot.
Shikim të kendshëm dhe kini parasysh që fëmijët/familjarët tanë, por edhe të konkurentëve, nuk janë pjesë e televizionit dhe nuk e meritojnë urrejtjen që jo rrallëherë haset në rrjete sociale. Be kind”,shkruan ajo.