Rikthimi i gatimeve autentike, plot shije dhe traditat e lashta nga shefat e kuzhinës po tërheqin akoma edhe më shumë turistët e huaj për të provuar gatimet tradicionale shqiptare ndër shekuj. Kuzhina tradicionale Shqiptare është e lashtë dhe një kombinim i kulturave të ndryshme siç janë ndikimet e kohëve moderne të Greqisë, Italisë dhe Turqisë.
Byreku është njëri nga ushqimet më të njohura për kulturën shqiptare, atë mund ta gjeni kudo në Shqipëri. Ky ushqim përgatitet me shije të ndryshme, me mish, gjizë dhe spinaq.
Megjithatë e vështira e përgatitjes së byrekut, janë petët e tij. E sot shumë prej vajzave dhe grave nuk dinë, ose dinë shumë pak të hapin petët e byrekut.
Për këtë folën edhe të ftuarat e kësaj të shtune në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus, të cilat e provuan live në studio të hapnin petë byreku.
Egla Shkurta, Paola Kodra dhe Daljana Sejdia të ftuara në Livingroom u shprehën se janë shumë të lidhura me kuzhinën tradicionale shqiptare dhe tentojnë të gatuajnë për të përgatitur pjata tradicionale, por jo gjithmonë ia dalin.
Hapja e petëve sipas tyre është përgatitur gjithmonë nga gjyshet e tyre dhe emoncionuese për to ka qenë përgatitja së bashku e petëve të byrut gjatë fundjavës, ose e petëve të bakllavasë gjatë festave të fundvitit. Për to gatimi është një moment që të bashkon me familjen dhe të jep mundësinë të kalosh një kohë cilësore me njerëzit e zemrës!/hej.al