Mjaftonin vetëm pak orë nga nisja e Big Brother VIP 3 në Top Channel mbrëmjen e djeshme që të nisnin pëlqimet e para. Dhe duket se i pari që ka nisur të flirtojë është gazetari kosovar Meriton Mjekiqi.
“Grepat“ ky i fundit i ka hedhur për Heidin me të cilën ka shkëmbyer disa batuta, duke përdorur në një farë mënyre edhe Jul Dedën.
“Shih çfarë të gjuajture i bën, duke i folur për mua, e shihni apo jo, gjuan këtë nëpërmjet meje.“ ka thënë Juli.
“Po jo more, unë po i them po të ishte 28 vjeç,” thotë Meritoni.
“Po unë i thashë shih andej nga Lisi se mosha atij i pëlqejnë kësaj.”, ia ktheu Juli.
Nga ana tjetër Juli ishte protagonist në disa debate. Në një debat të fundit ai është përfshirë me astrologen Meri Shehu sepse kjo e fundit qeshi me emrin e tij. Në fakt përplasjet e Julit me Merin nisën që mbrëmë kur u prezantuan me njëri-tjetrin. Arsyen nuk e dimë.
Debati sot!
Juli: Për qejf qesh ti me emrin tim?
Meri; Po. Por nuk e kisha me ofendim.
Juli: E para dhe e fundit që po e bën këtë! Kaq po të them.
Meri: Avash mo avash. Unë nuk e kisha me ofendim.
Juli: Mos e zgjat shumë.
/hej.al