Nga Malvina Tare
Arti në Shqipëri nuk ka qenë ndonjëherë në ditë më të vështira. Për aq kohë sa të gjithë artistët me eksperiencë dhe jo pak të njohur e marrin përsipër të shfaqen dhe të luajnë me veten në një reallity shoë siç është BigBrother.
Ndryshe nga viti i kaluar që kryesisht shtëpia ishte e banuar nga blogerë dhe muzikantë, këtë vit janë shtuar aktorët dhe gazetarët.
Një gazetar i kronikës së zezë, e dorëzoi mikrofonin për t’u futur në BigBrother.
Një tjetër gazetare investigative dorëzoi mikrofonin, për të pasur audiencën 24 orëshë, që nuk të falet kollaj në asnjë televizion, ku edhe sekondi ka vlerën e tij.
Vlera e BigBrother është rritur pikërisht nga këta personazhe, kjo pasi të gjithë jemi kuriozë të shohim nëse personazhet publik jetojnë njësoj si ne të tjerët. Hanë si ne, flenë me gërrhima si ne, pinë cigare dhe merren me thashetheme siç merremi ne.
BigBrother në Shqipëri i ka tejkaluar parashikimet e një emisioni televiziv, është kthyer në një fenomen, në një ruletë fati për shumë personazhe të medias dhe shoëbizit, duke i sjellë sërish në vëmendjen e publikut, në vëmendjen e klikimeve dhe reklamave online.
Këtë vit personazhet e kanë kthyer BBVip në hapësirën e tyre televizive, në një format brenda formati duke luftuar për audiencën e tyre, ndjekësit dhe sponsorat në mënyrë të pamëshirshme. Sepse ky është shansi që kanë në dorë për të ngritur lartë emrin e tyre në rrafshin e shoët mediatik në vend.
Ky është Asi që të jep biletën për një mundësi jete, edhe një mundësi pune. Prandaj, nëse publiku të pëlqen, urime, je i punësuar! /hej.al