Komentet mbi ngjarjen e pak javëve më parë në Greqi, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij pasi mësoi se kishte abuzuar me vajzën, për herë të parë kanë sjellë në Shqipëri një diskutim sa delikat aq dhe të ri për opinionin tonë. A është kjo një “vrasje e drejtë”?. I ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të gazetares Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, gazetari Sokol Bregu tha se për të kjo ishte “një vrasje e drejtë”
“Për herë të parë”, tha ai, “ i gjithë opinioni publik mbështeti autorin e krimit dhe jo viktimën”.
Bregu solli në vëmendje rastin e Nazime Vishës e cila u dënua me 10 vjet heqje lirie. Vajza qëlloi me breshëri automatike Fiqiri Muçën, me të cilin kishte një lidhje intime prej 4 vjetësh. Ajo e vrau mesnatën e 13 Gushtit të vitit 2013. Në një nga ditët që kishte shkuar në shtëpinë e Beqir Vishës me të cilin kishte miqësi familjare, viktima kishte gjetur Nazimen vetëm dhe e kishte përdhunuar. Ajo ishte vetëm 14 vjeç. Për këtë rast atëherë reagoi shkrimtari Ismail Kadare. “Kadare i dergonte letra Nishanit për t’i këkruar amnisti për atë vajzë. Edhe opinioni publik ishin të gjithë me vajzën, por dënimi ishte i rëndë”, tha Bregu.
Pak ditë më parë dekani i fakultetit të Filozofisë ngriti të njëjtin tezë duke dalë në krah të babait të vajzës e duke thënë se: “Do të donte të ishte avokati i babait të vajzës. Unë nuk jam për vetëgjyqësi, por kjo është tjetër gjë”. (Lexo këtu) Është rasti i parë ku njerëz publik flasin hapur për “ligjshmërinë” e një vrasjeje të dhunës në familje, kur ajo nuk bëhet nga shteti, por nga qytetari.
Ish-prokurori Besnik Muçi gjithashtu i ftuar në studion e “Quo Vadis” I pyetur nga gazetarja Pranvera Borakaj mbi vendimin e Gjykatës e cila e ka lënë në arrest shtëpie autorin e ngjarjes, tha se për të ai ai ishte një vendim i drejtë. “Ligji pa moral nuk i vlen shoqërisë. Në Greqi Gjykata mishëroi opinionin publik”, tha Muçi. Hej.al
LEXO EDHE: Vrau kunatin sepse i përdhunoi vajzn. Reagon Artan Fuga: Të lejohen armët me leje