Dita e parë e banorëve brenda shtëpisë së “BBV3” nisi me shumë dinamika. Gjatë një bisede në dhomën e ndenjes banorët diskutuan mbi situatat e krijuara në shtëpi. Rozës iu drejtua pyetja se cilin nga banorët do të donte të shihte jashtë shtëpisë. Roza thotë emrin e Julit dhe më pas i thotë:
“Mos ma merr personale dhe për keq por e kam tek e folura me zë të lartë, se ndryshe je djalë flori.”
Juli mesa duket, nuk e mori shumë në kontekstin e shakasë dhe kërkon që të dijë arsyen se pse Roza mendon ashtu për të. Debati mes dyshes ka rinisur edhe në dhomën e gjumit në orët e vona të natës.
Juli: Mirë të kërkoj ndjesë. Ça do tashi? Çohu tashi!
Roza: Jo nuk dua të çohem. S’je as babai im, as vëllai im, s’je as shoku im, as nuk të dh*** fare me urdhërat e tua.