Në emisionin Pasditja ime në RTSH Avokati Kondi Ilia, sqaroi se bashkëshortja pra gruaja e Princit Leka Elia Zaharia nuk do të përfitojë asgjë nga martesa. Kjo sepse pas zgjidhjes së martesës palët nuk mund të pjestojnë pasurinë trashëgimi. “Legjislacioni shqiptar parashikon që dy bashkëshortët gëzojnë ½ e pasurisë qoftë kjo dhe nëse gjatë jetesës në çift nuk është vënë bashkë. Ligji ka parashikuar që të dy gëzojnë me pjesë të barabarta. Por legjislacioni shqiptar ka parashikuar se pasuria e cila është me trashëgim ose dhurim nuk është pjesë e ligjit” , tha avokati. Hej.al