2024-tra në Francë nis me futjen e lejes së lindjes gjashtëmujore për të dy prindërit. Këtë e bëri të ditur Emmanuel Macron gjatë konferencës për shtyp në fillim të vitit në Elysee. Fjalët që vijnë në ditën kur Insee, Instituti Kombëtar i Statistikave, njoftoi një rënie të mprehtë të lindshmërisë, më e ulëta që nga periudha e pasluftës (më pak se 700,000 foshnja të lindura në 2023).
Presidenti francez nënvizoi se lindshmëria “po bie gjithashtu sepse infertiliteti mashkullor dhe femëror po përparon, duke bërë që shumë burra dhe gra të vuajnë”.
Gjashtë muaj para zgjedhjeve evropiane në qershor, Macron është angazhuar për një plan ambicioz “riarmatimi” të Francës, siç e quajti ai, në fushën ekonomike, sociale dhe demografike, duke shpallur një leje prindërore 6-mujore për të dy prindërit.
Pak ditë pas emërimit të ekzekutivit të ri të Gabriel Attal, 34-vjeç – kryeministri më i ri në historinë e Republikës, kreu i shtetit dëshiron ta shikojë të ardhmen me optimizëm, duke premtuar një sërë masash për një vend “më të fortë dhe më të drejtë”.
Pavarësisht krizave të përsëritura, luftës në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, ai tha para qindra gazetarëve francezë dhe ndërkombëtarë të mbledhur në sallën e Elysee, “Jam i bindur se kemi të gjitha cilësitë për t’ia dalë. Jam i bindur se historia jonë dhe progresi nuk ka mbaruar dhe se fëmijët tanë do të jetojnë nesër më mirë se ne sot”/hej.al