Aktori dhe moderatori, Salsano Rrapi u kthye pas në kohë. Ai kujtoi daljen e parë në skenë dhe deri te drejtimi i spektaklit të humorit “Portokalli”.
Sakaq, Salsano zbuloi se tashmë ka 17 vite në “Portokalli”, pasi jo të gjithë aktorët mund të bëhen dhe moderatorë.
“Unë jam ngjitur për herë të parë në teatrin “Skampa” me një shfaqje të Leonard Bombaj, ka qene para vitit ’97. Në 2001 kam qene në shfaqjen “Lotaria Amerikane”, të shkruar nga Edi Oga, e cila në atë kohë konsiderohej si “Big Brother” sot.
Unë kam 17 vite në “Portokalli”. Nga ana njerëzore unë nuk bëj asgjë për ta mbajtur vendin. Nga ana profesionale, është e vështirë, pasi jo të gjithë aktorët mund të bëhen moderatorë. Madje, para se të ikte Altin Basha, më tha që në qoftë se gjej një moderator më të mirë se ty do të zëvendësojë, ndërsa unë i thash dhe unë do të zëvendësoj në rast se gjej regjisor më të mirë se ty”, u shpreh aktori./hej.al