Problemi shëndetësor për të cilin Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni, “mund të jetë diçka që e ka shqetësuar gjatë gjithë jetës së saj dhe nuk ka mundur ta zgjidhë, ose një problem që ka lindur së fundmi”, thotë mjekja e përgjithshme, Zoe Williams në një prononcim në gazetën “The Sun”.
Por tha ajo, dy javë në spital janë më shumë se sa do të prisnim normalisht. Ajo është mbretëresha e ardhshme, kështu që mjekët do të jenë të kujdesshëm.
“Ne të gjithë shpresojmë që të jetë diçka e vogël dhe se është një operacion i thjeshtë, por masat paraprake janë marrë. Gjëja më e rëndësishme është se ajo ka mjaft kohë rikuperimi dhe nuk është shumë stresuese për të dhe familjen e saj.”, shtoi ai. Pallati mbretëror tha dje se fatmirësisht Kate nuk vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë.
Duke folur për Gazetën Express se pse mbretëresha e ardhshme e Britanisë mund të qëndrojë në spital për një kohë kaq të gjatë dhe duhet të mungojë në detyrat e saj mbretërore për gati tre muaj, profesoresha Deborah Lee tha:
“Për operacionin abdominal, shumica e njerëzve qëndrojnë në spital për katër deri në shtatë ditë. Nëse dikush e kryen operacionin në mënyrë laparoskopike, koha e shtrimit në spital reduktohet në 2 deri në 3 ditë. Varet shumë nga ajo që ka ndodhur saktësisht. Nëse një pacient duhet të shkojë në njësinë e kujdesit intensiv, qëndrimi i tij në spital mund të jetë më i gjatë. Mund të duhen dy muaj ose më shumë
Po ashtu një ditë më parë vetë mbretërorët lajmëruan se javën që vjen edhe mbreti Charles do t’i nënshtrohet një operacioni në prostatë./hej.al