Blogerja e njohur Anxhela Kotorri e ftuar në Livingroom nga Brunilda Lahe në Vizion Plus hapi dyert e kësaj vile për të gjithë. Shihni fotot dhe zbuloni arredimin e vilës së saj.
” Kjo është një vilë me stil minimalist dhe e gjithë hapësira është e arreduar me një stil të tillë.
Kryesisht mbizotëron ngjyra e bardhë. Kjo ngjyrë e kombinuar me ndriçimin, të jep ndjesinë e hapësirës dhe dritës. Dëshira ime kur kjo vilë është arreduar ka qenë të ishte një vilë Instagrami dhe çdo pjesë e hapësirës së saj të jetë perfekte për të realizuar foto. Një vilë si në një katalog Instagrami, duke ju dhënë të gjithëve ndjesinë e të qenit bloger në një hapësirë si kjo.
Një vilë e përshtatshme për në dimër dhe në verë.”,