Ka qenë e papritur deklara e djeshme e Klodian Duros mbi dhunën që ai ka ushtruar në vitin 2020 ndaj ish gruan e tij. Për shumë nga ne mund të ishte e pazakontë se si televizioni Top Channel e përfshiu në videoklipin prezantues dhunën e ushtrua ndaj një gruaje në këtë rast dhunën e ushtruar nga vetë konkurenti. Disa ditë më vonë ekaktësisht ditën e djeshme pas spektaklit ka qenë vetë Klodian Duro që ka konfirmuar dhunën ndaj gruas së tij duke I çuditur të gjithë.
“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki”, janë disa nga fjalët q Duro tha
Gjykata Penale e Tiranës në vitin 2020 ka dhënë vendimin për ish-futbollistin e Kombëtares Klodian Duro. Duro u dënua me 6 muaj heqje lirie, pasi përndoqi dhe dhunoi ish-bashkëshorten e tij.
Ai atëherë u akuzua për tre vepra të rëndë penale si “Dhunë në familje”, “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Ndërsa pranoi gjykim të shkurtuar, dënimi për ish-lojtarin u ul me 4 muaj burgim. Më pas në Apel Duro u dënua me arrest shtëpie.