Big Brother ndonëse mund të quhet babai i realityshow-t modern, përgjatë 20 viteve ka ndryshuar shumë pak, megjithëse për nga tiparet nuk ka dy sezone të njëjta. Kjo pasi banorët sfidohen në mënyra të reja për të zhvilluar strategji dhe qasje të ndryshme në lojë.
Banorët e shtëpisë më të famshme monitorohen përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë 24/7. Goditje pas shpine, tradhëti, thyerje zemrash, kthehen në thelbin e lojës.
Në çdo sezon Big Brother u ka bërë konkurrentëve një pyetje të thjeshtë: Sa larg jeni të gatshëm të shkoni për të fituar 100 apo 200 mijë euro?.
Në shtëpinë e “Big Brother”, VIP-at shtyhen në kufijtë e tyre, duke sfiduar karakterin, integritetin dhe moralin. Konkurrenca është gjithmonë në nivel sipërfaqësor. Ndërsa suksesi është gjithmonë komercial.
Big brother është në thelbin e tij një eksperiment, duke i hedhur konkurrentët nga të gjitha sferat e jetës në një tenxhere me presion social dhe emocional.
Historitë që shpalosen në shtëpinë e Big Brother janë pasqyrë e shqetësimeve të përditshme në botën reale.
Tani le të vijmë tek Klodian Duro. Përse nuk duhet të ishte Klodian Duro në shtëpinë e Big Brother? Po! Ai ka mbi shpatulla një dënim si dhunues. Është shpallur fajtor nga gjykata. Në fakt e konfirmoi edhe vetë nën efektin e alkoolit. Klodian Duro bëri shumë mirë që doli, por nuk ka bërë keq që ka hyrë. Ka të drejtë të vazhdoj jetën e tij dhe të futet në çdo kompeticion që ai mendon se mund ta fitoj. Klodian Duro nuk u nominua për Topin e Artë, por u përzgjodh të hyj si konkurrent në Big Brother Vip. E pasi u fut duhet thënë se ai nuk po konkurronte për çmimin Nobel por për një çmim i cili nëse fitohet, fitohet prej gjithë elementëve që thamë më sipër.
“Më tha”, ”I thash”, “Pse ma bëri”, Si më foli” , etj, janë problemet më të mëdha në Big Brother. Përtej krizave dhe luftës së brendshmë që kanë konkurentët, Big Brother i fut ata nën sistemin e pushtetit shoqëror dhe shtypjes që vjen prej tij. Këtij pushteti ju nënshtrua edhe ish-futbollisti Duro dhe humbi natyrisht.
“Big Brother” edhe në botë, por sidomos në Amerikë ka mbetur ajo ”shfaqa e shëmtuar” e reality prime time. “Survivor” dhe “The Amazing Race” për shembull gjatë viteve që janë zhvilluar numërojnë dhjetëra nominime për Emmy, ndërsa “Big Brother” nuk është nominuar kurrë. Big Brother pothuajse në çdo vend të botës ka fituar një reputacion si shfaqe e pavlerë, po pikërisht nga kjo ka miliona shikime dhe shikuesit marrin kenaqësi duke u ndjerë njëkohësisht fajtor. Vlera që i kemi dhënë ne Big Brotherit në fakt është një keqkuptim. Dhe ky keqkuptim, fillon që me shprehjen e famshme në nisje të tij nga banorët: “Dua të tregoj vlerat e mia”.
Hej.al