Del dëshmia e vajzës 16 vjeçare e cila është shfrytëzuar nga mjeku i Senatoriumit Dervish Hasi. Sipas asaj që ajo ka thënë në polici pranon se në moshën 16-vjeçare ka kryer marrëdhënie me mjekun në banesë. Vajza me inicialet DD ka qenë në dieni mjeku është i martuar me një partnere dhe se ka dhe dy partnere të tjera. Ajo deklaron se me dy prej tyre njihet dhe me një nuk njihet. “E pyetur nga ana jonë ajo pohon faktin se ka kryer mardhënie seksuale për herë të fundit më datë 16.01.2024. Deklaron se gjithçka e ka bërë me dëshirë dhe se kanë bërë martesë fetare sipas një dokumenti fetar të quajtur NIKAH dhe se kjo martesë fetare është bërë në prani të një hoxhe, rreth para një viti. Ajo deklaron se përdor medikamente për tiroiden dhe aneminë. Po ashtu deklaron se së fundmi nuk ka pasur situata stresi, përpos atyre të streseve të perditshëm për shikak të provimeve në shkollë”, thuhet në disa prej rreshtave në dosjen hetimore.