Në pjesën e dytë të emisionit “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus të moderatores Brikena Prifti u diskutua një temë mjaft sensitive, e cila tronditi opinionin publik javët e fundit, siç ishte rasti i kirurgut 42-vjeçar Dervish Hasi i cili kishte tre gra në shtëpi dhe pretendonte të martohej dhe me një 16-vjeçare me të cilën kishte dhe raport seksual.
E ftuar në studio pedagogia Malvina Tafciu, theksoi se e gjithë tymnaja që është hedhur në opinion ku fajësohet feja myslimane është e qëllimshme pasi e vërteta është krejt ndryshe.
Sipas saj rasti në fjalë nuk ka të bëjë aspak me fenë Myslimane apo Islamin, pasi Zoti në librin e shenjtë Kurani ka përcjellë mesazhe për çdo komb, shtet apo kulturë në botë.
Ajo theksoi se rasti në fjalë nuk ka aspak lidhje me Myslimanët dhe Islamin.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Malvina si e sheh ti?
Malvina Tafciu: Sa i përket rastit në fjalë nuk është as i pari dhe as i fundit. Ndaj jemi mbledhur këtu që të themi një gjë të vërtetë, që bie ndesh me çdo lloj kodi. Duhet theksuar që koncepti Islam, mbi këtë çështje që duhet të theksohet prevalon përgjegjësi në dashur. Martesa është bashkimi ligjor i një mashkulli me një femër. Kurorëzim ligjor. Dhe jo dashuri pa përgjegjësi që është në rastin konkret. Dua të theksoj gjithashtu se të gjitha këto lloj shfaqje që po kthehen në fenomene të rrezikshme, distancohen nga konceptet Islame. Nuk është e drejtë t’i bëjmë këtë qasje fesë, martesa sipas fesë është një burrë dhe një grua, jo burrë me burrë, apo me 3-4 gra. Është e lejuar poligamia, por Kurani mbart mesazhet e Zotit, dhe aty gjejmë mesazhe që i përshtatet Shqipërisë apo vendeve Arabe, dhe nuk bie ndesh me ligjet tona./vizionplus