Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka surprizuar në tapetin e kuq, gjatë Javës së Modës në Paris duke u shfaqur me ngjyrat e kombit tonë.
Rita kishte zgjedhur të vishte një fustan kuq e zi, tepër elegant i plotësuar me detaje argjendi dhe një fjongo ngjyrë të kuqe.
Por edhe look-u i këngëtares ishte magjepsës, duke përdorur një fjongo të zezë, si kurorë mbi kokë.