Nga Malvina Tare
Në banesat dhe apartamentet ku ne ndajmë jetë me të tjerët në Tiranë, fqinjët nuk njihen. Nuk dihet kush jeton krah teje, a është njeri i mirë a i keq, a vret, a dhunon, a është polic apo hajdut. E vështirë të dish me siguri se me kë e ndan jetesën nëpër pallatet me mbi 100 hyrje të kryeqytetit.
E di, do më thoni se kjo ndodh edhe në botë. Patjetër, por nëse nuk e di unë se kush jeton krah meje, e di me siguri të plotë policia dhe ke detyrimin të deklarosh vendbanimet e tua.
Të mos gjesh një fije shpëtimi duke banuar në një pallat me mbi 100 dyer është horror.
Nuk dihet për sa vite kjo famije ka jetuar nën terrorin e ngujimit të detyruar pa asnjë arsye.
Pa harruar faktin se jetonte e mbyllur nga një person që qartësisht ka probleme mendore dhe paranoja.
Por, mirë psikopati që të mbyll gojën, të heq valët e telefonit, të mbyll derën, të dhunon. Po të vret dyfish indiferenca, mos çarja kokë se kush lind a kush vdes në derën ngjitur a përballë. /hej.al