Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin.
Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave.
Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie.
Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit
Simptomat e Tharjes Së Syrit
- Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si më poshtë:
- Kruarje dhe djegie e syrit,
- Sklepa në sy,
- Ndjeshmëri ndaj dritës,
- Ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy,
- Lëngëzim të syve,
- Lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit.
Kurat Më Të Mira Natyrale Kundër Tharjes së Syrit
Njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore.
Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve.
Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.
Vaji i Arrës Së Kokosit
Ky vaj Lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës.
Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta.
Kastraveci
Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit këshillohet që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta.
Kastraveci është një burim shumë i mirë i vitaminës A që luan rol ushqyes për sytë.
Kosi
Kosi përmban vitaminat D, B dhe A.
Ekspertët këshillojnë ngrënien e kosit rregullisht dhe mundësisht çdo ditë.
Ngrënia e kosit do ju ndihmojë kundër kruarjeve por do të ofrojë ushqyesit e duhur për shëndetin e syve.
Kompresa Me Ujë Të Ngrohtë
Ekspertët këshillojnë gjithashtu që të mbani kompresa të ngrohta mbi sy për rreth 7 deri në 8 minuta.
Ngrohtësia do të stimulojë qarkullimin e gjakut rreth syve dhe do të nxisë lubrifikimin e tyre./AgroWeb