Jetnor Zhaboli u la ditën e djeshme në burg për 20 ditë, pasi mbante të burgosur gruan, nënën dhe fëmijët e tij duke i monitoruar me kamera në çdo cep të banesës, në tualet madje dhe në dhomën e gjumit.
Babai i 35-vjeçarit ka treguar se djali i tij prej më shumë se një viti, djali i tij kishte shfaqur probleme psikologjike, ku i dukej sikur dëgjonte zhurma.
“Çështja e monitorimit ka këtë shpjegim që ai vetë dëgjonte zhurma në shtëpi. I bëhej sikur dëgjonte zhurma, a kupton? Sikur përgjohej, sikur kishte zhurma. Ngrihej natën ose e zinte gjumi tullë nuk dëgjohej fare, pra kishte ca reflekse të anës psikologjike. Këto, unë si prind dhe bashkëshortja ime i kemi vënë re pasi ata njëherë u shtruan të dy, sëmurë te Infektivi, me temperaturë, ftohje. Me një dhomë të dy. Pastaj ky kaloi dy herë Covid, në gjendje të rëndë. Pastaj kur ka bërë vaksinën, ka filluar të humbë diçka, reflekset”, ka treguar i moshuari./