Sfilata e Maison Margiela në Javën e Modës në Paris është ndër më të bukurat që është prezantuar, sipas përdoruesve të TikTok. E frymëzuar nga veshjet e viteve ’20 që qarkullonin në Paris, dizajneri John Galliano solli veshje të pakrahasueshme dhe një sfilatë mode ikonike.
Modelet dukeshin si kukulla porcelani, me vetulla të holla dhe buzë qe binin në sy, ndërsa fytyra e tyre dukej sikur ishte e praruar nga rrezet e hënës. Grimi i tyre ngjalli kuriozitet te njerëzit dhe shumë shpejt, u kthye edhe një trend në TikTok.
Por, si arriti Pat McGrath, e cilësuar nga Vogue si “artistja me më shumë ndikim në botën e grimit”, tregoi përmes një videoje se si arriti të bënte tek të gjithë look-un e kukullës së porcelanit.
Pat tregoi se fillimisht bëri grimin e zakonshëm dhe më pas, pamja e tyre mori shkëlqimin dhe bardhësinë e një kukulle porcelani.