Roza dhe Ledjona janë përfshirë në një debat të tepruar dhe të pavend. Roza aludoi se Ledjona e ka lindur vajzën pa dashuri dhe gazetarja është përballur me moderatoren.
Një pjesë nga biseda e tyre:
Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.
Roza: A je me personin që e ke bërë?
Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?
Roza: Kështu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.
Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?
Roza: Jo unë jam bërë me dashuri
Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?
Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.
Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.
Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.
Nga ky moment, ato kanë vijuar me përplasje e tyre, ndërsa komentuesit në rrjet kanë shprehur irritimin e tyre mbi aludimin dhe thënien e Rozës, pasi një fëmijë mund të lindë me dashuri, prindërit të divorcohen dhe fëmija të jetë sërish i rrethuar me dashuri, pasi marrëdhëniet e të rriturve nuk duhet të ndikojnë tek të vegjlit.
Shumica e komentuesve nënkuptojnë se është e pabesueshme që një grua thotë diçka të tillë për një grua tjetër.
/hej.al