Albi Nako si rrallë herë ka folur për jetën e tij personale, koreografi i njohur ka zbuluar se është në një lidhje.
Duke mos zbuluar emrin e partneres, ai tha se ajo është nga Shkodra dhe bashkëjetojnë që prej kohës së pandemisë “Covid19”.
Gjithashtu ai tregon se partnerja e tij është shumë vite më ë vogël në moshë se ai dhe vjen nga një familje e varfër por shumë e pasur në shpirt.
Në një darkë me Olsin dhe Elvisin, Albi ka treguar se ata të dy vendosën të bashkëjetonin si e vetmja mënyrë që ata të takoheshin dhe të qëndronin pasi familja e partneres së tij nuk e përqafonte lidhjen e tyre.
Më tej balerini ka treguar se vetëm 1 javë pasi ata filluan të bashkëjetonin babai i partneres së tij ndërroi jetë nga virusi “covid19”./hej.al