Modelja Erjola Doçi ka shpërthyer në të qara brenda shtëpisë së BBV. Ajo tregon se ka vuajtur prej kohësh nga ankthi dhe se ndien prezenca të tjera në shtëpi.
Biseda mes banorëve:
Erjola: Më demoralizon o Meri. Për shpirt të babait, isha ulur aty desh me ndali frymë.
Meri: Unë kam ndjerë fantazma në shtëpi. E kapi fantazma këtë (për Erjolën)
Erjola: Gjithmonë o Juli duhet të më ndodhë diçka. Edhe dje ia kam dhënë dorën Ervinit që të më këndonte një sure. Ma kanë nxirë jetën. Edhe natën shihja hije. Kush dreqin i bën këto gjëra ia kthen Zoti! Më ka ndodhur, nuk e di ti se çfarë kam kaluar unë se nuk e kam ndarë me njerëz.
Romeo: Mos u fikso me këto gjëra.
Erjola: Nuk fiksohem ka vite ky muhabet. Edhe natën…Nuk fiksohem, se kam shkuar dhe jam parë në vend të mirë. Kam vuajtur unë nga ajo pjesë, çohesha me shenja në trup./hej.al