Tonet neutrale njihen për cilësitë e tyre qetësuese, funksionojnë mjaft mirë në çdo dhomë apo hapësirë, por si të sigurohemi që të mos i bëjmë ato të mërzitshme? Aktorja Sofia Vergara na jep një ide për këtë.
Protagonistja e filmit të shumëpërfolur “Griselda”, ka treguar përmes disa fotove të postuara pak kohë më parë sesi kombinohen me mjeshtëri ngjyrat neutrale me teksturat e veçanta, vepra arti dhe shumë bimë. Këto elementë e bëjnë që dhoma e ndjenjes në ngjyrë të bardhë të duket elegante dhe moderne, duke treguar një pjesë të personalitetit të aktores.
Sofia, sapo na tregoi një truk të lezetshëm se si tonet neutrale rrinë mirë bashkë me detaje ngjyrash nga piktura te suveniret.
“Nëse nuk jeni të sigurt për ngjyrat, fusni nuanca të theksuara në hapësira më të vogla për të ndriçuar më mirë dhomën,” thotë arkitektja Clara Ewart.
Pavarësisht nëse është zbukurim në një krevat, një kornizë apo mobilie e lyer, këto ngjyra rrinë shumë mirë në çdo hapësirë dhe ju nuk duhet të keni frikë t’i materializoni në ambientin tuaj të ndenjes. Pikturat shumëngjyrëshe janë një mënyrë e shkëlqyer për të shtuar nuanca të theksuara në një dhomë. Qilimat me ngjyra të ndryshme dhe teksturë tërheqëse janë gjithashtu një ide e mirë për të qëndruar nën këmbët tuaja.
Tonet neutrale, duke përfshirë ngjyrën e bardhë, të zezë, kafe dhe gri, janë të rëndësishme për çdo ambient për shkak të natyrës së tyre të gjithanshme të kombinimit.
Përdorni nuancat gri dhe kafe si një sfond qetësues për mobilie me ngjyra dhe hapësira juaj do të duket sa tërheqëse, aq edhe moderne./hej.al