Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër ditën e djeshme në lidhje me disa video në rrjetin Tik Tok, ku përmendeshe marrëdhënia e saj me Bes Kallakun, dhe krizës që po përjeton çifti duke fshirë fotot nga Instagrami.
Ka qenë Kleviol Ahmeti ai i cili përmes një video-live në Tik Tok ka deklaruar se aktori Besi është përdorues droge, ndërkohë që Xhensila është lidhur me një bos droge në Dubai.
“Ai emri A.D, gruan e tij e ka mbyllur në bunker me 4 shërbëtore, dhe e do Xhensilën që të bëjë çuna. Ka marrë Xhensilën se i duket se bën çuna, Xhensila ecën me bodyguard. Besi ka frikë nga bodygardi, Besi t’ia fusë ndonjë vizë dhe të këndojë sarilen. Kjo donte të më fuste njëherë në burg mua, nuk lë lokal pa shkuar dhe pa nxjerrë b***ën”, dëgjohet duke thënë ai në video.
Ndërkohë Xhensila në reagimin e saj theksonte se çdokush që hedh baltë mbi emrin e saj do të përballet me përgjegjësi penale. Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku janë në proces divorci, ku burime për Dritare.net bëjnë me dije së është vetë këngëtarja ajo që ka marrë hapin për t’i dhënë fund martesës disavjeçare. Pas vendimit për tu ndarë, mësohet se këngëtarja është larguar e vetme gjatë fillimit të javës në Dubai, për t’u kthyer këtë fundjavë në Shqipëri, ku ka planifikuar koncertet e radhës./