Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi sonte në mbrëmje.
Artisti u prezantua ekskluzivisht në “Fan Club”.
“Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam dhe çfarë mund të bëj me muzikën time”, tha ai, duke zbuluar më tej se me një nga banoret, Sara Gjordenin, ka pasur një histori dashurie në vitin 2015.
Megjithatë, ai theksoi se çdo gjë ka mbaruar dhe tashmë është një raport me një vajzë tjetër./hej.al