Këngëtarja me rrënjë shqiptare e me famë botërore, Dua Lipa, do të jetë një prej 40 grave legjendare, të cilat do të jenë në kopertinën e numrit të ri të revistës prestigjioze “Vogue”.
Numri i ri, i që do të jetë edicioni i 76-të i versionit prestigjioz britanik, përveç Lipës, do të përmbajë shumë personalitete të Hollywoodit dhe botës së modës.
Fotografitë e këtij edicioni, i ka bërë fotografi i mirënjohur Steven Meisel. Stilimin e veshjeve e ka bërë mjeshtri e kryeredaktori i revistës “Vogue”, Edward Enninful. Punën e Enninful, që po largohet me kopertinën legjendare, e vlerësoi Lipa, kur e bëri të ditur lajmin se do të jete njëra ndër gratë që do të mbulojë ballinën e re.
“Për Edwardin!!!! 40 prej nesh shkuam në studio në New York për ta nderuar shokun tonë Edward Enninful në edicionin e 76-të me radhë dhe të fundit në ‘Voguen’ britanike”, ka shkruar shqiptarja.
Ajo e ka quajtur Edwardin gjigant të industrisë së showbizit, i cili ka mbështetur secilën prej këtyre grave pjesë të ballinës karrierës së tyre duke u udhëhequr nga dashuria, besnikëria e pasioni.
“Ndihem shumë e lumtur që jam në mesin e këtyre grave të mrekullueshme”, ka shkruar këngëtarja./hej.al