Miranda Dedej është shqiptarja që grimon yjet e Sanremos prej 3 vitesh tashmë, ndërsa kontakte dhe raporte të ngushta ka krijuar me shumë prej tyre.
Në një lidhje Skype në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Miranda tha se ka një kontakt të mirë me Amadeus, moderatorin historik të Sanremos, por edhe me këngëtarin e famshëm Fiorelo.
Madje ajo tregoi edhe një detaj se Fiorelo e zgjon 135do ditë në orën 5 të mëngjesit për t’i bërë grimin pasi ka një emision mëngjesi.
“Kam 3 vite me Sanremon që kujdesem për grimin e artistëve. Marrëdhënia ime me artistët është shumë e mirë sidomos me Fiorelon. Ai më zgjon çdo mëngjes në orën 5 pasi ai prodhon një program në mëngjes”, tha Miranda Dedej./hej.al