Këtë të shtunë e ftuar në Livingroom nga Brunilda Lahe në VizionPlus ishte e ftuar mjekja psikiatre Arjana Rreli, e cila u shpreh rreth rasteve të shtuara të vetëvrasjes së grave, raste që kanë tronditur jo pak opinionin publik në Shqipëri.
“Një person që kryen vetëvrasje është një njeri me një mendje të sëmurë, jo i qartë për të gjykuar veprimin që po ndërmerr. Kjo është një vendimmarrje ekstreme që lidhet me kushtet sociale apo kushtet ekstreme të individit. Dhe një mendje që nuk është në normalitetin e saj përherë gjendet në këto situata ekstreme.
Së fundi këto ngjarje që janë bërë publike në media e kanë rritur ankthin tek popullata dhe kështu shumë persona janë ndërgjegjësuar. Kam marrë shumë telefonata nga persona të cilët më kanë pyetur për të kryer një konsultë, sepse ata kanë frikë se në një moment dobësie mund t’i bëjnë keq vetes së tyre.
Nga një anë është një lajm për mediat, por nga ana tjetër rrit ankthin në popullatë.”,u shpreh Rreli./hej.al