Jemi mësuar me një jetë plot tension, ku “humbja e kohës” apo bërja e gjërave me qetësi është absolutisht e ndaluar. Të qëndrojmë në radhë në postë, të presim radhën te furri i bukës apo të bisedojmë në supermarket duket si humbje sekondash thelbësore për ekzistencën tonë.
Megjithatë, ky nuk është rasti për të gjithë. Për disa njerëz, ato biseda me arkëtarët mund të jenë momenti më i mirë i ditës. Për këtë arsye, nga viti 2021, rrjeti i supermarketeve #Jumbo ka vendosur të prezantojë “Kletskassa”, arka më të ngadalta të krijuara posaçërisht për ata që nuk mund të bëjnë blerjet e tyre në 4 sekonda ose për ata që duan të bëjnë një bisedë. Vendimi është pjesë e një programi më të madh të qeverisë holandeze, “Një kundër vetmisë, që synon të luftojë vetminë tek të moshuarit.
Supermarketi nuk bëhet më një vend thjesht kalimi, por një pikë e vërtetë takimi. Për këtë arsye brenda dyqaneve janë ngritur edhe “chat corners”, pra hapësira ku të gjithë mund të ulen dhe të bisedojnë, pikërisht për të rikrijuar ndjenjën e komunitetit dhe për të ndihmuar ata që kanë vështirësi të integrohen.
Rezultatet e kësaj nisme të mrekullueshme janë më se pozitive: qindra të moshuar kanë thënë se ndihen më pak të vetmuar, arkëtarët janë më të lumtur dhe biznesi madje është rritur./hej.al