Këngëtarja Miley Cyrus është shumë aktive në Instagram dhe shpesh ndan me publikun foto nga përditshmëria e saj. Këtë herë, ajo ka dashur t’i tregojë audiencës së saj një veshje mbresëlënëse. Është fustani që veshi ylli në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy këtë vit.
Siç përmendi ajo në një postim të mëparshëm, për realizimin e këtij fustani u deshën 675 orë punë me dorë, 14,000 shirita ari dhe është zbukuruar me rruaza antike franceze të zgjedhura me dorë.
Në fotot që ka postuar në llogarinë e saj personale, ajo pozon me një fustan të punuar tërësisht me zinxhirë floriri.
“Thurja” e fustanit diku është më komplekse, për të fshehur me mjeshtëri disa pjesë të zhveshura të trupit të këngëtares./hej.al