Nga Lira Gjika
Kur edukimi nuk është kryefjala e një vendi, e një populli, e një familje, konflikti femër mashkull do të jetë në themel të çdo marrëdhënie, njerëzore, familjare, shtetërore shoqërore apo kulturore. Kur edukimi realizohet nëpërmjet frikës, dhunës, gënjeshtrës dhe mospërfilljes si njeri të fëmijës, nuk ka shumë shpresa për barazi dhe liri gjinore, por vazhdohet të kultivohet “kultura e përdhunimit”.
Edhe pse kemi ligje për të mbrojtur gratë dhe vajzat dhe për të ndëshkuar burrat dhe djemtë dhunues, prapseprap paragjykimi ekziston dhe pengon si veprimin e ligjit edhe ndërgjegjësimin se jemi njerëz si femrat dhe meshkujt dhe askush nuk ka të drejtë të abuzojë me tjetrin. Vetëdija për veten dhe tjetrin fillon e ndërtohet herët në fëmijëri, kur prindërit dhe mësuesit shmangin paragjykimet dhe etiketimet. Kur vajza nuk shikohet si një “gjë” që nuk ka vlerë, që duhet të ulë kokën ndaj mashkullit duke filluar nga babai dhe vëllai dhe këtë mësim, e para është nëna që ja jep.
Këto vajza dhe djem që rriten në këtë mënyrë do të përballen me njëri tjetrit nëpërmjet frikës nënshtrimit dhe abuzimit. Djalit i ushqehet abuzimi me femrën më përpara se ti mësojnë se ka një vete dhe është njeri. Prindër, mësues përpiquni të nxirrni ndonjë mësim nga ngjarjet e rënda që ndodhin dhe ndërgjegjësohuni që vajzat mos të përdhunohet dhe djemtë ta mësojnë barazinë femër mashkull në burg./Marrë nga Facebook-u i autores.