Dashi
Do ta kritikoni veten më vonë nëse nuk keni pasur mundësinë për të bërë diçka që keni dashur gjithmonë ta bëni. Dikush do të ankohet që ju i keni zhgënjyer duke mos vazhduar me rutinat tuaja normale, por ju e dini mirë se ata ia dalin edhe pa ndihmën tuaj.
Demi
Ju dëshironi që të tjerët që duket se kanë shumë pak për të bërë të dalin vullnetarë për t’ju ndihmuar. Nuk do t`i kërkoni asgjë. Ju do të preferoni të vazhdoni vetë se sa të keni ndihmën e askujt ngurrues.
Binjakët
Jeni duke menduar të nisni disa fillime të reja. Pavarësisht nëse kjo lidhet me një marrëdhënie, punën ose arsimimin tuaj, në fund të ditës do të keni vendosur se çfarë do të bëni. Diskutimet në familje do të përfshijnë planet që po bëni për të ardhmen.
Gaforrja
Inkurajimi i partnerit për të ndjekur një ambicie të përjetshme do të thotë shumë për ta. Ata janë mirënjohës për mbështetjen tuaj. Një romancë mund të nisë nëse jeni vetëm.
Luani
Mund të jetë në mënyra të ndryshme, por i njëjti problem vazhdon të përsëritet. Dikush do t’ju këshillojë të merrni këshilla profesionale. Kjo do të duket si gjëja më e zakonshme për të bërë. Kohët e fundit njerëzit kanë ardhur tek ju për një sërë arsyesh dhe një person në veçanti nuk mund t’ju lërë të qetë.
Virgjëresha
Ndonjëherë sa më shumë të analizoni dhe sa më shumë të mendoni për diçka, aq më e zmadhuar bëhet një çështje. Jeni duke menduar shumë për gjithçka. Mund t’ju ndihmojë të merrni një libër ose të shikoni një film funny. Keni nevojë për diçka që të largojë mendjen nga problemet tuaja.
Peshorja
Ju e urreni tensionin e shkaktuar nga debatet dhe mosmarrëveshjet. Një mik do ta bëjë të qartë se ata janë penduar për një debat të kohëve të fundit dhe janë gati të lënë të kaluarën të shkojë. Ju e keni vlerësuar gjithmonë këtë marrëdhënie dhe do të jeni të lumtur të bini dakord.
Akrepi
Një rast apo rastësi e çuditshme apo një takim i rastësishëm me dikë nga e kaluara juaj do të ngjallë disa kujtime të hidhura. Besojini intuitës tuaj nëse mendoni se duhet të ndryshoni drejtim, ose të shmangni disa njerëz. Ju jeni në harmoni me shqisat tuaja.
Shigjetari
Kafshoni buzën me njerëzit që po e ekzagjerojnë. Sa më pak të flisni për sjelljen e tyre, aq më shpejt do të përfundojë kjo situatë. Jeta është e ngarkuar dhe normalisht ju pëlqen kështu, por sot mund të merrni një pushim.
Bricjapi
Sjellja e rrezikshme e një të afërmi më të vogël ka filluar t’ju shqetësojë. Ju mund të shihni se ku do të çojë e gjithë kjo edhe pse ata nuk do ta pranojnë atë. Bëni çmos për t’i inkurajuar ata të mbajnë këmbët e tyre fort në tokë. Ata ju respektojnë dhe do t`ju dëgjojnë.
Ujori
Jeni të zënë dhe po i merrni seriozisht përgjegjësitë tuaja, por kjo nuk do t’ju pengojë të pranoni një ftesë emocionuese. Do të jetë kënaqësi të merrni pjesë në një mbledhje magjepsëse dhe nëse jeni beqarë, disa persona do të konkurrojnë për vëmendjen dhe dashurinë tuaj.
Peshqit
Jeni më të lumtur kur i kushtoni kohën tuaj aktiviteteve dhe njerëzve që doni. Marrëdhëniet po përmirësohen, sepse jeni më të sinqertë për ndjenjat tuaja. Jen beqare? Një takim do t’ju japë një shkëlqim tërheqës. Dikush do të tregojë një sekret./hej.al