Mbrëmjen e djeshme janë ndarë çmimet për BAFTA 2024 në Londër, ku filmi më i nominuar u shpall Openheimer.
Më poshtë gjeni disa nga veshjet e yjeve të Hollivudit, mes tyre këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe aktorja e njohur nga Barbi, Margot Robbie. Ndërkohë prindesha e Uellsit, Catherine mungoi këtë vit, ndërsa ajo vazhdon rikuperimin e saj nga operacioni abdominal.
Por bashkëshorti i saj Princi William u shfaq në ceremoninë në Royal Festival Hall të Londrës në cilësinë e tij si president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit./hej.al