Ceremonia e ndarjes së çmimeve Bafta 2024, ku ajo ishte nominuar për kategorinë e aktores më të mirë në filmin “Barbie” me regji të Greta Gerwig, ishin mjaftueshëm faktorë që Margot Robbie ta rikthente edhe njëherë në vëmendje efektin e rozës.
Ju ndoshta mund të jeni lodhur nga kjo, por aktorja me sa duket jo! Teksa parakalonte në tapetin e kuq të këtij eventi, aktorja zgjodhi një stil veshjeje të personalizuar nga Armani Privé ku nuanca rozë është shumë dominuese.
Një fustan elegant, me dy ngjyra të integruara në të, e zeza dhe roza, me tegela të dukshëm dhe një palë doreza klasike të gjata, e bën kaq magjepsëse pamjen e aktores. Te pjesa e zezë e fustanit, stilisti ka zgjedhur që ta mbulojë me temina për më shumë shkëlqim, ndërsa sa i takon aksesorëve, Margot zgjodhi diçka minimaliste.
Vathë të gjatë diamanti që e plotësuan më së miri look-un e saj, por efekti #barbiecore është ende prezent në stilin e saj./hej.al