Kulla Eiffel në Paris do të qëndrojë e mbyllur këtë të mërkurë, për të tretën ditë radhazi, për shkak të një greve të punëtorëve në kompaninë e saj të menaxhimit (Sete). Punonjësit akuzojnë menaxhimin financiar të kompanisë.
Dy sindikatat që përfaqësojnë stafin akuzojnë menaxhmentin se po anashkalon kërkesat e tyre.
“Ne jemi të vendosur në qëllimin tonë dhe kemi përshtypjen se ata po e marrin lehtë situatën,” tha zëdhënësja e sindikatës FO, Nada Bjiuy,
Kjo është dita e tretë të një mosmarrëveshjeje sociale që shpërtheu midis menaxhmentit dhe dy sindikatave, CGT dhe FO./hej.al