Gazetarja e njohur Dalina Buzi, e cila është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ka bërë një sqarim për pyetjen që i drejtojnë shpesh vajzat dhe gratë: “Si je dobësuar?”
Buzi ka treguar se për këtë ka shumë vullnet, por sipas saj nuk është ky suksesi më i madh, histori suksesi është që të jesh në gjendje të ruash peshën e arritur.
“Për t’u dobësuar, dobësohesh nuk është kjo çështja. Ndërro regjimin dobësohesh, bëj fizkulturë, ha fibra e proteina, po ashtu dobësohesh. Me Ozempic, supa, me çdo gjë dobësohesh. Nuk është kjo pyetja. Ajo është në tru, është dëshira jote për ta bërë këtë gjë. Unë kam shumë vullnet. Ai që më ka ndjekur mua që në 2009 apo më herët, e di që unë dobësohem e shëndoshem gjithë kohës”, u shpreh Dalina.
“Këtë herë kam shkuar 54 kg, por truri im është njësoj, kështu jam gatuar. Për mendimin tim të dobësohesh nuk është histori suksesi, por thjesht se ke vullnet, apo ke lekë për të bërë operacione, apo për të blerë Ozempic etj. Pra kjo nuk është histori suksesi. Sukses është ta mbash peshën e arritur. Që mua të më quani të suksesshme, duhet të ma bëni këtë pyetje në gusht”, vijoi gazetarja./hej.al