Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me vrasjen në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta qëlloi për vdekje babain e saj Pëllumb Meta.
Mësohet se e reja është rikthyer në vendin e ngjarjes ku pasi qëlloi me armën e shërbimit të atin, e groposi në oborrin e banesës. 19-vjeçarja është fotografuar me masë në fytyrë e rrethuar nga policë.
19-vjeçarja ka theksuar se 50-vjeçari, Pëllumb Meta dëshironte ta fejonte atë me një djalë nga fshati Shënavlash, Durrës, ku ky i fundit ishte emigrant në Itali.
“Nuk kisha rrugëdalje tjetër dhe mora pistoletën e qëllova mbi të. Gjithçka e bëra vetë. Doja të ndiqja ëndrrat e mija, të vazhdoja shkollën. Dita më e lumtur e jetës time ka qenë kur fitova shkollën. Ai donte të më fejonte me dike që nuk ishte në nivelin tim. Me një djalë nga fshati, emigrant në Itali. Por unë nuk doja dhe e vrava”, ka deklaruar ndër të tjera ajo./hej.al