Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 19-vjeçarja Hygerta Meta ka qëlluar për vdekje babain e saj Pëllumb Meta me armë, pasi ky i fundit dëshironte ta fejonte pa dëshirën e saj.
Lidhur me krimin, 19-vjeçarja në polici ka dëshmuar se e ka qëlluar të atin në kasollen e banesës, me armën që i ati e përdorte, pasi punonte si roje nate. Shkak për ngjarjen sipas vajzës, lidhet me faktin se i ati ka dëshiruar ta fejonte pa dëshirë dhe kanë pasur konflikte më herët. Familja përbëhej nga 5 pjesëtar, 2 djem dhe vajza, 50 vjeçari dhe gruaja e tij. Të 5 anëtarët jetonin në fshatin Shënavlash, ndërsa ka qenë një prej djemve të cilët ka denoncuar në polici zhdukjen e babait, pasi gjetën fillimisht makinën e të ndjerit, shumë larg nga banesa.
Është bërë zhvarrosja e trupit të 50-vjeçarit dhe nga këqyrja paraprake është vërejtur që e kishin lidhur me litar para se ta varrosnin. Dyshohet se në këtë ngjarje mund të ketë persona të tjerë të përfshirë./hej.al