Babai i Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila u vetëhodh pas publikimit të fotove intime në rrjetin social TikTok nga Altin Çoku, ka deklaruar ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” se nëse autori nuk merr dënimin e duhur, do të bëjë vetëgjyqësi.
Ai ka rrëfyer bisedën e fundit që ka patur me vajzën e tij 4 ditë para kryerjes së aktit fatal, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes së tij, njëherësh mamaja e së ndjerës.
“Unë kam komunikuar gjithmonë me vajzën. Kam komunikuar edhe 4 ditë përpara se të ndërronte jetë. Sibela më ka kërkuar një fotokopje të pasaportës dhe unë ja kam çuar me Messenger.
Nuk ma tha arsyen se përse e kërkonte.
Pastaj më kërkoi ndihmë vajza dhe më tha: babi unë jam ndraë nga bashkëshorti dhe jam te mami. Po munde me më ndihmu. Unë I premtova se sat ë marr rrogën do të ndihmoj, do të jap lekë.
Ramë dakord. E pyeta vajzën a ka ndonjë problem për vajzën për të kaluar kufirin? Ajo tha jo babi se kam marrë prokurën dhe të gjitha.
Vajza ka folur shumë e qetë me mua. As kam kuptuar ndonjë gjë se ka pasur ndonjë shqetësim apo stres.
Unë e kam kuptuar më pas, pasi vajza ka ndërruar jetë dhe kam parë shantazhet që I janë bërë në tiktok”, tha ai.
Ky i fundit ka akuzuar ish-bashkëshorten e tij se ka bashkëpunuar me Altin Çokun për ta dërguar vajzën në shtëpinë e këtij të fundit. Sipas tij, ish-bashkëshortja ka qenë në dijeni për kërcënimet që i bëheshin vajzës dhe se ajo duhet të merret në pyetje nga policia.
“Kam dyshime 99% se ajo duhet të jetë bashkëpunuese me zotërinë. Ish-bashkëshortja ime ka bashkëpunuar me Altin Çokun. Vajza nuk e ka njohur për një muaj që iku nga Kosova. Ka shkuar mamaja nga Kosova dhe e çoi në Kamzë. Dyshoj te ish-bashkëshortja. Ajo e ka çuar në atë vend pune. Duhet të jetë në dijeni për kërcënimet. Çdo vajzë flet me nënën e vet. Mbase oi ka ardhur zor dhe frikë t’i thoshte vëllait se ai e kërcënonte, por mamaja duhet ti dijë. Ditën e dytë ka shkuar vajza vetëm, sepse ajo I ka thënë do shkosh tit ë punosh atje se mua më ka dalë një punë tjetër.
Ka shkuar vajza ka pastruar gjithë gjithë, ai zotëria në banjo nuk e ka lënë të hyjë t’i pastronte banjon. Arsyen nuk e di si kanë qenë lojërat. Ka pastruar dhomat dhe e ka përzënë nuk e ka paguar. Dyshoj se e ëma ka pasur dijeni që e ka kërcënuar zotëria. Por për vetëvrasjen nuk e di a ka qenë apo jo në dijeni. Ajo është kryesorja që e ka çuar te Altin Çoku. Unë kam jetuar me të 13 vite dhe e njoh mirë boll atë si femër. Ajo është femër që e shet trupin e saj për 5 mijë lekë. Ka pasur lidhje me atë person dhe ka çuar dhe fëmijën në atë gradë”, tha ai.
Babai i Sibelës ka paralajmëruar se nëse ndaj Altin Çokut nuk merret vendimi i duhur, ai do të bëjë vetëgjyqësi. Ai theksoi se për një jetë, do marrë 7 “krena” nga familja apo fisi i Çokut.
“Kur ja kanë marrë telefonin vajzës në polici, policia ka thënë se zotëria e ka propozuar që të jetë e dashura e tij., Vajza nuk ka pranuar dhe kanë filluar shantazhet.
Ajo përderisa e ka çuar te shtëpia e tij, duhet të ketë gisht në këtë mes. Duhet të ,merret në pyetje nga policia dhe të kallëzoj të vërtetën si e ka çuar në shtëpinë e Altin Çokut.
Ngaqë vajza nuk ka pranuar dhe ai shoku e ka marrë vesh se vajza do ikte për Itali dhe ka qenë një harmonizim i mirëfilltë që e kanë hedhur nga pallati e poshtë.
Deri në momentin që e kanë hipur në ambulancë ka qenë gjallë. Ajo ka dashur me fol diccka por s’ka mundur. Ajo ka dashur të tregojë diccka, të japë një shenjë. Vajzën ma kanë hedhur, ma kanë vrarë. I kanë bërë presion dhe e kanë bërë vajzën me dal me zor.
Unë kam thirrje për drejtësinë, për ministrin, kërkon që ai njeri të dënohet me burgim të përjetshëm.
Të vrasësh një femën duhet ta paguash me shtatë krena. Nëse ai nuk merr dënimin e duhur, atij do I ikin 7 krena nga fisi I tij, nga familja.
Unë nuk e lejoj Altin Çokun të më vrasë fëmijën pa i pasur asnjë lloj borxhi. Do më krijojë të bëhem krimineli më I madh në Shqipëri, do e marr hakun e fëmijës sim”, theksoi ai ndërsa u ndal dhe te marrëdhënia që vajza e tij ka patur me ish-bashkëshortin e saj.
Për këtë të fundit, babai i 27-vjeçares ka rrëfyer se Sibela e ka denoncuar më herët në Policinë e Kosovës.
“Unë i kam thënë: baba çfarë halli ke? Edhe vajza më tha: babi jam ndarë nga bashkëshorti dhe jam këtu te mami. Unë u ndava për arsye xhelozie, ai më solli një femër tjetër në shtëpi dhe unë u ndava. Ai person duhet të arrestohet, bashkëshorti, sepse edhe ai mund t’i ketë bërë presione vajzës. Derisa vajza ka kërkuar mamanë dhe ka shkuar e ëma e ka marrë, duhet të ketë pasur kërcënime. Vajza ka denoncuar bashkëshortin e saj në Policinë e Kosovës, a për dhunë, a për tradhtinë, nuk e kam kuptuar.
Unë e kam kuptuar, se ja kam kërkuar të flas me të shoqin, dhe ai nuk ka pranuar”, përfundoi ai.