Bleona Qereti do të jetë pjesë e kastit të një filmi hollivudian që pritet të publikohet në Maj. Lajmin e ka bërë vet këngëtarja me anë të një postimi në Instagram. Bëhet fjalë për filmin Chief of Station. Ende nuk dihet se çfarë roli do të ketë në film. Filmi flet për një ish-agjent të FBI bota e të cilit shembet pasi gruaja e tij vdes në një aksident.
Pas marrjes së informacionit të fshehtë se vdekja e gruas së tij mund të mos kishte qenë një aksident, Beni kthehet në botën e fshehtë të Evropës Lindore, duke u bashkuar me një ish-kundërshtar për të zbuluar një komplot që sfidon gjithçka që ai mendonte se dinte për gruan e tij./hej.al