Duket se marrëdhënia mes çiftit Meriton-Ilnisa po lëkundet.
Ata kanë debatuar pasi Meritoni ka lejuar Sarën që të ulej në krevatin ku fle me Ilnisën, dhe ky gjest e ka acaruar gazetaren.
Ilnisa tha se duhet të merrte lejen e saj për atë veprim, ndërsa Meritoni nga ana tjetër e akuzon atë sepse sipas tij, Ilnisa nuk i respekton shoqërinë dhe gjesti që bëri me Sarën e ka poshtëruar atë.
Pjesë nga debati
Ilnisa: Minimalisht duhet të më pyesje dhe të bëjë këtë gjest
Meritoni: Është hera e parë dhe e fundit që kur jam i ulur me njerëz të caktuar që vjen në sy të dikujt tjetër dhe reagon ashtu. Mos reago ashtu për një shtrat sepse është normale që kur dikush nuk ndihet mirë t’i thuash hajde shtriu
Ilnisa: Kishte krevate bosh tek dera, tek i mi nuk ke të drejtë pa më pyetur mua
Meritoni: Pse nuk e respekton një njeri që po kalon shumë mirë po sillet shumë mirë. Pse nuk ma respekton shoqërinë time? Pse nuk e respekton kur unë dua të krijoj shoqëri të reja?
Ilnisa: Jo përmes krevatit tim. Po ç’është kjo shoqëri e madhe ne “BBV”?
Meritoni: Po unë edhe nuk të pyes fare
Ilnisa: Po mos pyet
Meritoni: Po çfarë është ai veprim? Si më poshtëron ashtu?/hej.al