Mos vraponi në farmaci për të blerë ilaçe, në rast se keni simptoma të gripit. Ilaçet më të mira i keni në shtëpi. Ja disa prej tyre.
Supa e pulës mund të mos ju shërojë, por është një zgjedhje e shkëlqyeshme kur jeni i sëmurë. Hulumtimet sugjerojnë se një pjatë me supë pule me perime, mund të ngadalësojë lëvizjen e neutrofileve në trupin tuaj. Neutrofilet janë një lloj i zakonshëm i qelizave të bardha të gjakut. Ato ndihmojnë në mbrojtjen e trupit tuaj nga infeksioni. Studimi zbuloi se supa e pulës ishte e efektshme për zvogëlimin e simptomave të infeksioneve të sipërme të frymëmarrjes. Supa ju ndihmon të qëndroni edhe të hidratuar. Është gjithmonë një zgjedhje e mirë, edhe nëse nuk jeni të sëmurë.
Përfitimet shëndetësore të rrënjës së xhinxherit janë të njohura prej kohësh, por tani kemi prova shkencore të vetive të saj kurative. Disa feta rrënjë xhinxheri të papërpunuar në ujë të ngrohtë mund të ndihmojnë në qetësimin e kollës ose dhimbjes së fytit. Hulumtimet sugjerojnë se ajo gjithashtu mund të largojë ndjenjat e përzierjes që shoqërojnë shpesh gripin. Një studim zbuloi se vetëm 1 gram xhinxher mund të “lehtësojë të përzierat të shkaqeve të ndryshme”.
Mjalti ka një larmi të vetive antibakteriale dhe antimikrobike. Pirja e mjaltit në çaj me limon mund të lehtësojë dhimbjen e fytit. Hulumtimet sugjerojnë se mjalti është gjithashtu një efekt efektiv edhe ndaj kollitjes.
Hudhra ka në përbërjen e saj allicin, e cila ka veti antimikrobike. Konsumimi i saj mund të zvogëlojë ashpërsinë e simptomave të ftohjes.
Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në trupin tuaj dhe ka shumë përfitime shëndetësore. Limoni, portokalli, fruta dhe perime, janë një burim i mirë i vitaminës C. Marrja e mjaftueshme e vitaminës C mund të lehtësojë infeksionet e traktit të sipërm të frymëmarrjes dhe sëmundje të tjera.
Gargare me ujë të kripur mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes. Lehtëson dhimbjen e fytit dhe bllokimin e hundës. Burimi: Healthline./hej.al