Sot është data 29 Shkurt dhe kjo ditë i shtohet muajit shkurt çdo të katërtin vit. Por pse kjo ditë shtesë në kalendar?
Ky vit është edhe viti i brishtë, pasi muajit shkurt i shtohet një ditë më shumë, si pasojë e barazimit të kalendarit Gregorian e sistemin diellor.
Një orbitë komplete e tokës rreth diellit kryhet për saktësisht 365.2422 ditë, apo 365 ditë e 6 orë, por kalendari Gregorian llogarit vetëm 365 ditë në vit, dukë bërë kështu që 6 orët e grumbulluara brenda 4 viteve t’i shtojnë një ditë të plotë në kalendar, që ora dhe kalendari të sinkronizohen me orbitën e tokës rreth diellit. /hej.al