Unë nuk jam prift, nuk jemi në gjykatë për të gjykuar, nuk do të bëj pyetjet që keni kërkuar por do të bëj punën time. Kështu nis fjalën Fabio Fazio në një emision me vajzën më të përfolur sot në Itali: Chiara Ferragni. Ajo dha intervistën e parë televizive pas skandalit Pandoro, probleme gjyqësore, krizës me bashkëshortin Fedez.
E veshur me një kostum të zi, Chiara mbante një gjerdan me dy simbole që përfaësonin fëmijët e saj, pak grim, por dukshëm shumë emocionale, duke sforcuar veten për të mos nxjerrë asnjë lot.
“Po dridhesha pak në prapaskenë, por jam mirë. Historia ime është një pikë uji në oqean në krahasim me tragjeditë që ndodhin në botë. Për dy muaj e gjysmë, u gjenda në qendër të një vale të madhe urrejtjeje ndaj meje. Ishin kohë të vështira. Edhe pse njerëzit mendojnë se unë jam e përgatitur për sulme, sepse unë jam Chiara Ferragni dhe jam e fortë. Heh! Kurrë nuk je i përgatitur për dhunën që vjen nga sulmet. Sulme që vijnë nga të gjitha anët.
Rrjetet sociale bëhet makth kur gjërat shkojnë keq. Është si një lojë. Kur gjërat shkojnë mirë, ti ndjehesh i pakthyeshëm. Kur kritikohesh ashpër, ndjehesh si në një sferë ku goditesh nga çdo anë! Po, kanë qenë muaj të vështirë. Shumë madje!”.
Ferragni thotë se nuk është stratege, as kur bëhet fjalë për krizën që po përjeton me bashkëshortin e saj Fedez.
“Po, ne kemi një krizë në lidhjen tonë. Kjo nuk është një strategji, unë nuk jam stratege. Do të doja të ishte strategji, por është realitet. Unë flas me Fedez, ne jemi dy njerëz të rritur që e duam njeri-tjetrin. Kemi pasur edhe kriza të tjera, por kjo është më e forta që kemi kaluar. Nuk e di se cfarë do të ndodhë”./hej.al