Një performancë 40-minutëshe nga superylli i popit Rihanna mbylli festimet tre-ditore për dasmën e djalit të njeriut më të pasur të Azisë. Njerëz të famshëm dhe manjatë të biznesit zbritën në Indinë perëndimore për këtë ngjarje tejet luksoze.
Rihanna performoi zbathur në skenë për rreth 1200 të ftuar në qytetin e vogël Jamnagar, Gujarat, me listën e emrave që merrnin pjesë në ngjarjen e mbushur me yje, duke përfshirë Bill Gates, Mark Zuckerberg, Ivanka Trump dhe Shah Rukh Khan.
Këngëtarja raportohet se i ka faturuar miliarderit Mukesh Ambani 6 milionë eurosh për performancën, e cila përfshinte 19 këngë dhe u përshkrua nga Rihanna si “shfaqja e saj e vërtetë në tetë vjet”.
Rihanna nuk kishte bërë asnjë koncert përreth një vit, por nuk i rezistoi shumës së majme.
Ambani, i cili më parë pagoi Beyoncen për të performuar në dasmën e vajzës së tij në vitin 2018, është njeriu më i pasur i Azisë dhe organizoi festën ekstravagante si një ngjarje paramartesore katër muaj para dasmës së djalit të tij më të vogël Anant Ambani dhe të fejuarës së tij Radhika Merchant. Martesa do të bëhet më 12 korrik në Mumbai.
Mukesh Ambani është kryetari i Reliance Industries, një nga dy konglomeratet më të mëdha industriale të Indisë, që gëzon një pasuri të madhe personale të vlerësuar në rreth 115 miliardë dollarë (90 miliardë £).
Reliance Industries u themelua nga babai i zotit Ambani në vitin 1966 dhe raporton mbi 100 miliardë dollarë ((79 miliardë £) të ardhura vjetore, me interesa që variojnë nga petrokimikatet, nafta dhe gazi deri te telekomunikacioni dhe shitja me pakicë. 100 kuzhinierë shërbyen për këtë festë tre ditore.
Kjo ishte vetëm një festë e vogël para dasme. Imagjinata për dasmën, shkon shumë larg! Epo urime për çiftin, shumë fatlum!/hej.al