Pas 6 vitesh si emigrant në Amerikë ku ka shkuar me ëndrrën e hollivudut, Kimi nga Kosova po ja del me hapin e parë.
Më një histori që ka prekur tre anetarët e jurisë. Lionel Richie, Katie Perry dhe Luke Bryan ai ka kënduar dy këngë.
Por Lionel Richie i kërkon të flasë më të emën, historinë e të cilëve Kimi ua kish treguar. Nëna e tij eshte prej shumë vitesh e sëmurë më PTSD, një sëmundje degjenerative e shkaktuar nga ngjarje tronditëse të së kaluarës.
Ajo dikur ka kënduar i tha ai jurisë.
Kur e telefon Katy Perrie merr celularin, lexon Baba e Nana, sepse të dy kanë një telefon të përbashkët.
Prinderit në Kosovë përgjigjen. Juria më pas i kërkon një këngë nga Kosova.
Kimi këndon ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’.
“Unë jam shumë krenar për vendin nga vij, sepse kemi kaluar ferrin, veçanërisht mami dhe babi im dhe të gjithë”, tha ai pasi këndoi.
Katy Perry: Ne mendojmë se këndove shumë mirë dhe ishte e mrekullueshme të dëgjoje, kur këndove megjithë zemër dhe jo me mendje, kur këndove për mamin tënd, kur këndove nga gjithë ajo dhimbje dhe histori. Është një PO për mua.
Në fund Kimi merr tre Po.
A nuk është kjo një ëndërr amerikane e një djali shqiptar./hej.al